Permeti,i njohur ndryshe si "qyteti i trendafilave" dhe glikove,sot eshte nje nga destinacionet turistike me te njohura te Shqiperise.
Ndodhet ne pjesen jugore ,rreth 3ore e gjysem larg Tiranes.Menyra e vetme per te vajtur ne
Permet eshte nepermjet rruges automobilistike.
Njihet per historine,kulturen,traditat e ruajtura,ushqimin apo vendet qe ofron per tu clodhur.
Historine dhe kulturen e gjejme tek arkitektura e vjeter e shtepive prej guri apo ne fshatrat turistike si Benja dhe Leusa me kishat qe datojne qe ne shekullin e 18 dhe 19 apo ne Frasher ku gjendet dhe shtepia e vellezerve Frasheri,e kthyer ne muze per te gjithe.Rruget me kalldrem dhe legjendat e krijuara per Gurin e Qytetit nje monument i Permetit jane nje opsion me shume per ata qe kane kureshtje per kete qytet.
Mikpritja e banoreve qe do tju ofrojne nje gote raki te shoqeruar me embelsiren tradicionale te Permetit,Glikon do tju embelsoje diten,sidomos pasi te provoni dhe ushqimin e shijshem qe do pergatisin per ju amvisat permetare.
Nje shetitje ne kanionet e Lengarices dhe me pas ne Ujrat Termale te Benjes pak kilometra larg qytetit apo ne parkun e Bredhit te Hotoves jane nje opsion per ata qe kerkojne qetesine dhe relaksin dhe per ata qe preferojne adrenalinen dhe kontaktin me natyren qyteti ofron rafting ose ngjitje ne malin e Nemerckes.
Mbremjet ne Permet kalohen shetitje mes njerzve ne lulishten e qytetit apo kafeneve te shumta.
Qyteti mban nje numer te larte hotelesh apo shtepish me qera per pushuesit,dyqane dhe lokale te ndryshme picash dhe embelsirash sepse ne Permet mund te gjeni cdo gje tjeter pervec detit.
Comments
Post a Comment